Turqia barazoi me Spanjën në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, por gjatë ndeshjes trajneri dhe lojtarët u vodhën brenda dhomave të zhveshjes.

Sipas gazetës spanjolle “MARCA”, u vodhën ora dhe unaza, me një total prej mbi 300,000 eurosh. Alarmi u dha drejtpërdrejt nga personeli i ekipit kombëtar turk dhe policia spanjolle nisi një hetim të shpejtë, i cili ishte shumë i suksesshëm, pasi gjeti të gjitha sendet e humbura që i përkisnin stafit të trajnerit Montela dhe lojtarëve.

Për më tepër, u identifikua një person potencialisht përgjegjës për vjedhjen, por megjithatë, hetimi mbetet i hapur për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta