Publikohen oraret e ndeshjeve së Shqipërisë dhe Kosovës në Play-Off-in e Botërorit, ja se kur do të luhen
Më vonë, u përhap lajmi për Cristiano Ronaldon, i cili do të luajë në një Kupë Bote për herë të 6-të në verën e vitit 2026.
Gabim i madh nga FIFA me posterin e Kupën e Botës që do të mbahet në verën e vitit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndërsa Portugalia është kualifikuar për Kupën e Botës dhe Cristiano Ronaldo po përgatitet të bëjë histori me paraqitjen e tij të 6-të në finale, FIFA nuk e kishte atë as në posterin e parë që bëri për turneun.

Të gjithë po kërkonin CR-7 pranë Messit, Mbappes dhe Haaland, por në vend të Ronaldos në poster ishte një tjetër portugez, ishte Bruno Fernandes. Sapo e postoi posterin në rrjetet sociale, u bë një zhurmë e madhe nga reagimet në komente dhe FIFA u detyrua ta tërhiqte atë dhe të shfaqte një të ri me Ronaldon.

Në posterin e dytë nuk është Lionel Messi, por mes tyre që konsiderohen si ikonat e turneut është Szombossly, futbollisti hungarez. Hungaria, është një ndër skuadrat që nuk arriti të kualifikohet për në finalet e Kampionatit Botëror. Është Donnarumma, i cili do të luajë me Italinë për një vend në finale pasi Azzurrët ende nuk janë kualifikuar dhe do të duhet të fitojnë Play-Off-in.

Top Channel