Dëmtohet skiatorja rekordmene Lara Gut Berhami, rrezikon karrierën, Colturi kuqezi, me një rivale më pak në Olimpiadë

21/11/2025 14:17

Një goditje e madhe për skijimin zviceran, Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit me origjinë shqiptare Valon Berhami, fituese e medaljes së artë olimpike në Super-G në Pekin 2022, ka pësuar një dëmtim serioz në gjurin e majtë pas një rënieje të keqe gjatë stërvitjes në Copper Mountain në Shtetet e Bashkuara.

Testet fillestare tregojnë se dëmtimi është shumë serioz. Swiss-Ski ka njoftuar se detaje të mëtejshme do të jepen pasi gruaja 34-vjeçare e ish-futbollistit Valon Behrami t’i nënshtrohet një ekzaminimi më të plotë mjekësor në Zvicër, ku do të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur: “Lara Gut-Behrami u rrëzua dje, të enjten, më 20 nëntor 2025, gjatë stërvitjes Super-G në Copper Mountain, Colorado. Ekzaminimet fillestare në vend zbuluan një lezion në gjurin e saj të majtë. Kampionia olimpike tani do të kthehet në Zvicër për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të gjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Informacione të mëtejshme do të publikohen sapo të jenë të disponueshme rezultatet mjekësore.”

Sipas gazetës zvicerane Blick, vendasja e Tiçinos pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe dëmtimit të meniskut në aksident, si dhe një tronditje të trurit. Ky dëmtim i rëndë, nëse konfirmohet, do t’i jepte fund karrierës së lskiatores nga Ticino në atë që supozohej të ishte sezoni i saj i fundit, me Lojërat Olimpike Milan-Cortina të planifikuara për në shkurt.

Dy herë kampione e përgjithshme e Kupës së Botës (2016 dhe 2024), Gut-Behrami e përfundoi sezonin e kaluar në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme pas Federica Brignone. Vetë kampionia italiane pësoi një dëmtim të rëndë në prill dhe ende nuk është rikthyer në gara.

Duke shpërthyer në skenë vetëm 17 vjeç me të parën nga 48 fitoret e saj në Kupën e Botës, Gut-Behrami kishte planifikuar t’i jepte fund karrierës së saj në fund të këtij sezoni olimpik dhe të mbronte titullin e saj në Super-G të Pekinit në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026. Pas një periudhe përgatitore verore, skiatorja nga Comano e nisi sezonin me një vend të tretë në slalomin gjigant në Sölden në fund të tetorit, duke shënuar ngjitjen e saj të 101-të në podium.

Dëmtimi i saj padyshim që ëshë një lajm shumë I rëndë për botën e skive alpine për femra, ndërkohë që s ana përket, nisur nga muajt e fundit deri në Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina që starton në fund të janarit, ky mund të kosndierohet si një avantazh për skiatoren shqiptare Lara Colturi e cila pas Brigniones që ishte fituesja e Kupës së Botës vitin e kaluar për Italinë tashmë do të ketë me gjasë edhe një rivale më pak si Lara Gut Berhami që pavarësisht moshës eksperincës dhe fitoreve të këtyre dy vajzave, gjtihësesi ishin pretendente kryesore për ta sfiduar Larën tone vetëm 19 vjeç tashmë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta