“BE, realitet i prekshëm për shqiptarët”/ Marta Kos në Tiranë: Shfrytëzoni dy vitet e mbetura për të përgatitur…

21/11/2025 10:43

Bashkimi Europian është tashmë një realitet i prekshëm për shqiptarët.

Kështu deklaroi komisionerja për Zgjerim Marta Kos, e cila mori pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga në BE” që u mbajt në Tiranë.

Në duam që BE të jetë që sot një realitet i prekshëm për qytetarët tuaj. Shqiptarët, malazezët dhe maqedonasit përfitojnë nga kosto më të ulëta falë sistemit SEPA.

Në qershor do të kemi skadimin e reformave të papërmbushura dhe rrezikohen 300 mln fonde. Kemi mungesë ecurie në integrimin ekonomik rajonal. Mungesa e ecurisë rrezikon aksesin në tregun e BE-së. Reformat për të cilat kemi rënë dakord nuk janë të lehta, por përshpejtojnë negociatat.

Sa më shumë i afrohemi zgjerimit, aq më shumë investitorë do ketë. Le të shfrytëzojmë këto dy vite të mbetura për të përgatitur terrenin për anëtarësimin në BE. Është gjithnjë kënaqësi që vijmë në Tiranë, do kthehem sërish për të zbuluar disa pjesë të mrekullueshëm të Shqipërisë”-u shpreh Marta Kos.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta