Milan është në kërkim të një sulmuesi të fortë, ndërsa skuadra e Massimiliano Allegri ka pasur deri tani performanca të dobëta nga Santi Gimenez.

Sipas mediave spanjolle, përfshirë Mundo Deportivo, skuadra kuqezi mund të synojë një nga sulmuesit më të fortë të dekadës së fundit: Robert Lewandowski.

Barcelona po planifikon të ristrukturojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm, duke marrë parasysh kontratën e Lewandowskit që skadon në 2026 dhe moshën 37-vjeçare.

Spanjollët po e shohin mundësinë për të sjellë Harry Kane, me një klauzolë lirimi prej 65 milionë eurosh, duke e bërë lëvizjen të arsyeshme për klubin.

Një transferim i mundshëm i Lewandowskit te Milan do të ishte një goditje e madhe për kuqezinjtë, duke rritur ndjeshëm aftësitë e skuadrës në finalizim dhe duke i dhënë një sulmues me përvojë dhe golashënues të provuar në nivelet më të larta të futbollit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta