Video/ Zjarr në qendrën e konferencave të OKB-së për klimën në Brazil, evakuohen pjesëmarrësit

20/11/2025 20:47

Një zjarr shpërtheu të enjten në një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konferenca e 30-të e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP30) në Belem të Brazilit.

Rreth orës 14:00 dhe në rrethana ende të paqarta, një pavijon shpërtheu në flakë dhe tymi u përhap në të gjithë ambientet e brendshme, duke shkaktuar panik tek punonjësit dhe vizitorët. U dha urdhër për evakuim parandalues, ndërsa forcat e zjarrfikësve shkuan me nxitim në vendngjarje.

Ministri brazilian i Turizmit, Celso Sabino, tha se situata ishte nën kontroll rreth gjysmë ore më vonë, pa raportuar për të lënduar. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, i cili besohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta