Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë të tjera detaje për çështjen e Belinda Ballukut, e cila u pezullua nga të dyja postet nga GJKKO.
Në “Top Sotry” gazetarja tha se ndërkohë që Balluku fliste dje në Kuvend, SPAK e kishe dhënë verdiktin me dy masat që u bënë publike sot.
Hoxha paralajmëroi se hetimet e SPAK do të shtrihen edhe më tej.
“Kur fliste në parlament, SPAK e kishte dhënë verdikitn e tij. Masat u aprovuan pasditen e djeshme. Janë masa të bëra publike prej orësh. Për zonjën Balluku janë dy masa që e pezullojnë nga të dyja detyrat. Masa e dytë është masë që e ndalon të largohen nga vendi.
Gjatë kësaj vjeshte, veprimet ishin të kuptueshme për ata që ishin në hetim dhe drejt të cilëve SPAK po shkonte. Janë një sërë proces-verbalesh. Historia nis me dy kallëzime të politikës që qëndrojnë prej muajsh me veprime paraprake.
Të dhënat u gjeneruan nga telefoni i Berberi, që flasin për të gjithë procedurën. Kushdo në ministri, kur e kupton që vijnë shkresa apo kontrolle të befta, i ka indiciet që diçka po ndodh. Këto shkresa i kanë shkuar gjatë muajve të fundit dhe kanë kulmuar më 31 tetor ku iu komunikua akuza, ku iu vendosën në dispozicion aktet. Qartazi, kuptohet që SPAK është duke kryer edhe veprime të tjera. Edhe për aeroportin e Vlorës dhe disa transkaksione. Nga mënyra si po i përkon shkresat, më duket sikur po shkon drejt hedhjes së dyshimeve për një skemë të pastrimit të parave”-u shpreh gazetarja Hoxha.
Top Channel