Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh
Një ish-oficere e inteligjencës së Forcave Ajrore po përballet me një dënim të rëndë pasi ka raportuar në mënyrë të rreme gruan e saj astronaute, duke pretenduar se ajo kishte hyrë në llogarinë e saj bankare gjatë një misioni në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.
Summer Warden u deklarua fajtore për kallëzim të rremë të krimit të kryer sipas saj në hapësirë dhe tani përballet me deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 216,000 eurosh. Warden kishte kallëzuar gruan e saj të atëhershme, Anna McClain, e cila është një nga astronautët më të mirë të NASA -s.
51-vjeçarja kishte pretenduar se McClain kishte hyrë në llogarinë e saj bankare ndërsa ajo ishte në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, sipas New York Post. Konkretisht, ajo pretendoi se ish-gruaja e saj kishte hamendësuar fjalëkalimin dhe kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në llogari në janar 2019, ndërsa ajo ishte në një mision gjashtëmujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Ankesa e rreme u hetua si nga Komisioni Federal i Tregtisë ashtu edhe nga inspektori i përgjithshëm i NASA-s, sipas New York Times.

Warden hapi llogarinë bankare në vitin 2018, dhe si ajo ashtu edhe bashkëshortja e saj kishin qasje në të deri në janar 2019, kur Warden ndryshoi informacionin e llogarisë, sipas autoriteteve. Hetimi zbuloi se Warden i kishte dhënë McClain qasje në llogaritë e saj bankare që të paktën nga viti 2015, duke përfshirë informacionin e hyrjes, sipas prokurorëve.
Që nga koha kur u shfaqën akuzat për herë të parë, McClain pretendoi se kishte qasje në llogaritë e Warden për të menaxhuar financat e përbashkëta të çiftit. Çifti ishte në mes të një beteje për kujdestarinë e fëmijës kur Warden akuzoi McClain. Divorci i tyre u finalizua në janar 2020.
McClain u kthye në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në mars 2025 si komandante e misionit SpaceX Crew-10 të NASA-s. Ajo u zgjodh si astronaute nga NASA në vitin 2013. Dënimi i Wander do të shpallet më 12 shkurt 2026.
Top Channel