Goditja e Trump ndaj emigracionit në SHBA/ Bien ndjeshëm normat, boshatisen spitalet dhe qendrat e strehimit
Kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin ukrainas, Oleksandr Merezhko, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për një plan paqeje të administratës së Donald Trump, i cili thuhet se do t’i kërkojë Ukrainës të heqë dorë nga territore dhe armë.
Në një intervistë për Sky News, Merezhko u shpreh se vetëm në pamje të parë drafti i supozuar “duket si plani më i çuditshëm ndonjëherë”.
“Sipas meje, është krejtësisht jorealist dhe bie ndesh me vijat e kuqe të Ukrainës”, tha ai, duke theksuar se çdo propozim që parashikon dorëzimin e territoreve është i papranueshëm për Kievin.
Deputeti ukrainas shprehu gjithashtu shqetësimin se negociata të mundshme sekrete mes SHBA-së dhe Rusisë, pa përfshirjen e Ukrainës, do të ishin “shumë të rrezikshme”, duke kujtuar marrëveshjen e Munihut para Luftës së Dytë Botërore, e cila i hapi rrugën Gjermanisë naziste të merrte kontrollin mbi Çekosllovakinë.
Ai shpresoi që raportimet për bisedime të tilla klandestine të mos rezultojnë të vërteta, duke theksuar se fati i Ukrainës “nuk mund të vendoset pas shpine”.
Top Channel