“Pini marijuanë”, lideri i së majtës gjermane këshillon të rinjtë si të shmangin shërbimin ushtarak

20/11/2025 21:24

Të rinjtë që duan të shmangin shërbimin ushtarak në Gjermani duhet të pinë një cigare marihuanë përpara se të paraqiten për shërbim ushtarak, tha Jan van Aken, bashkëkryetar i së Majtës (Die Linke).

Duke folur për faqen e internetit të lajmeve t-online, ai tha se partia e tij po përgatiste një udhëzues me “mënyrat më të mira për të shmangur shërbimin ushtarak”.

Koalicioni i Kancelarit Friedrich Merz javën e kaluar arriti një marrëveshje mbi një program të ri shërbimi ushtarak vullnetar për të rinjtë, që synon forcimin e Bundeswehr-it, forcave të armatosura të Gjermanisë.

Propozimi, i cili ende duhet të miratohet nga parlamenti, do të kërkonte që të gjithë burrat e lindur pas vitit 2008 të vlerësohen për shërbim ushtarak.

Ndërsa programi fillimisht është menduar të jetë vullnetar, ligjvënësit mund të prezantojnë një masë të detyrueshme për të mbushur vendet e lira nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë.

Jan van Aken tha se partia e tij kishte “shumë përvoja pozitive” për të ndarë me “të rinjtë që thjesht nuk duan të detyrohen të veshin uniformë” – njëra prej tyre ishte përdorimi i marijuanës. “Për shembull, thuhet se pirja e duhanit të një cigareje të madhe marijuane para një ekzaminimi mjekësor mund të ndihmojë në shpalljen e dikujt të papërshtatshëm për shërbim”, tha ai. E majta është fuqimisht kundër planeve për shërbimin ushtarak. Përdorimi rekreativ i marijuanës dhe kultivimi i kufizuar në shtëpi i bimës kanë qenë të ligjshëm në Gjermani që nga prilli i vitit 2024.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta