Pezullimi nga detyra e zv.kryeministres Balluku, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20/11/2025 14:10

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj e ka quajtur moment historik vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas Shehajt, ‘po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar për 35 vite ne Shqipëri’.

Më tej ai deklaroi se ky është momenti për t’u shkëputur përfundimisht nga e kaluara.

Deklarata e plotë e Agron Shehaj:

Shqipëria po përjeton momentin më të rëndësishëm të historisë së saj, që pas rrëzimit të regjimit komunist. Po shkërmoqet një autokraci e korruptuar që ka sunduar mbi Shqipërinën këto 35 vjet.

Të korruptuarit që kanë marrë peng këtë vend për mbi 3 dekada po dalin para drejtësisë.

Po dalin para drejtësisë ata që kanë vjedhur popullin më të varfër në Europë.

Po dalin para drejtësisë ata që kanë larguar nga Shqipëria miliona shqiptarë në gjithë botën.

Po dalin para drejtësisë ata që u kanë mohuar shqiptarëve ccdo të drejtë.

Tani që po flasim, zv.kryeministrja e pandehur dhe e pezulluar nga gjykata është në zyrën e kryeministrit. Po bëjnë plane se si ti shpëtojnë drejtësisë.

Por, Nuk kanë nga t’ia mbajnë.

Të dashur qytetarë, ky është një proces i pandalshëm. Më në fund, edhe në Shqipëri, vendi i të korrputuarve është para drejtësisë.

Edi Ramës dhe Belinda Ballukut i ka ardhur fundi.

Tani ka ardhur momenti që Edi Rama të japë dorëheqjen!

Edi Ramën e shpëton vetëm arratisja nga Shqipëria!

Nëse ky është një moment tmerri për pushtetarët e korruptuar, nga ana tjetër ky është një moment shprese për Shqipërinë.

Shqiptarët nga sot mund të fillojnë të shikojnë dritën në fund të tunelit.

Mund të fillojnë të shikojnë nga e ardhmja.

Mund të fillojnë procesin e ndërtimit të një shoqërie perëndimore, demokratike, ku qytetarët kanë të drejta.

Ku pushtetarët varen nga votuesit dhe jo votuesit nga pushtetarët. Këtë duhet të bëjmë të gjithë bashkë.

Ky është momenti që të shikojmë nga e ardhmja.

Do të duhet kohë, do të duhet punë, do të duhet këmbëngulje dhe mbi të gjitha do të duhet besim.

Të dashur qytetarë, ky është momenti për tu shkëputur përfundimisht nga e kaluara. Për të luftuar së bashku për ti dhënë më në fund Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar.

Ky është qëllimi i Partisë Mundësia, dhe ftojmë çdo shqiptar që endërron një vend ku mund t’ia dalësh me punë të ndershme, të na bashkoheni.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta