Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh
Presidenti i përkohshëm i Madagaskarit, koloneli Michael Randrianirina, i cili mori detyrën në tetor, zbuloi një gur të çmuar prej 300 kilogramësh që ai tha se u gjet në pallatin presidencial.
Guri është i mbuluar me kristal të gjelbër të ndritshëm. Ai duhet të analizohet nga ekspertët për të përcaktuar madhësinë dhe cilësinë e smeraldit të ngulitur në të. “Ky është një thesar kombëtar”, tha koloneli, duke shtuar se mund të shitet dhe të ardhurat do të shkojnë në arkën publike. Randrianirina premtoi “transparencë të plotë” në proces.
Madagascar's new military leader unveiled a large emerald boulder he said was discovered at the presidential palace. The dark boulder streaked with shimmering green crystal https://t.co/IGKf1juOrH pic.twitter.com/dubn6OPA36
— Reuters (@Reuters) November 20, 2025
Megjithatë, ai nuk dha detaje se si, kur ose ku u gjet guri, përveç se u gjet në pallatin presidencial.
Ministri i Minierave e përshkroi gurin e çmuar si “ëndrrën e çdo koleksionisti”, sepse smeraldi me “matricën” e tij natyrale është i rrallë. Asgjë e ngjashme me të nuk është regjistruar ndonjëherë në Madagaskar.
Top Channel