Një derbi “i bardhë”, rreziku i borës gjatë ndeshjes Inter-Milan/ Ja kur ishte hera e fundit që ndodhte

20/11/2025 08:34

Derbi i Madoninës, Inter–Milan, i planifikuar më 23 nëntor në orën 20:45, mund të luhet në kushte të pazakonta atmosferike.

Parashikimet e motit tregojnë se temperaturat në Milano kanë rënë ndjeshëm dhe se gjatë fundjavës priten reshje dëbore, sidomos të dielën pas orës 19:00.

Edhe pse fusha pritet të jetë më e ngrohtë se tribuna, skenari i një derbi në dëborë është shumë i mundshëm. Ky ndryshim i fortë i temperaturave është në vazhdën e rënies së papritur termike që qyteti ka përjetuar ditët e fundit, duke bërë që reshjet e borës të mos përjashtohen më.

Kjo situatë i rikujton tifozëve derbin e 24 shkurtit 2013, kur Milano u mbulua nga bora gjatë gjithë javës dhe ditën e ndeshjes. Atë vit, reshjet u ndalën vetëm pak orë para fillimit, ndërsa sfida u mbyll 1-1 me golat e Stephan El Shaarawy dhe Ezequiel Schelotto.

A do të përsëritet skena e 2013-ës? Përgjigjen do ta japë moti i fundjavës. Për momentin, sinjalet tregojnë se derbi i 23 nëntorit mund të zhvillohet nën flokët e dëborës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta