Burnley përballet me Chelsea, trajneri Parker: Shpresoj të kem Brojën në fundjavë
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është dërguar për gjykim për falsifikim bilanci në vitet financiare 2019, 2020 dhe 2021.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA sipas së cilës në lenten e hetuesve janë vënë transferimet e Kostas Manolas nga Roma në verën e 2019 dhe plusvalencat e dyshuara fiktive të lidhura me blerjen e Victor Osimhen në 2020 nga Lille
‘PAKETA’ PËR OSIMHEN
Operacioni përmes të cilit Napoli siguroi shërbimin e Victor Osimhen nga Lille në verën e vitit 2020 është diskutuar edhe më parë. Çmimi i transferimit I vendosur nga klubi francez për nigerianin ka qenë 76.3 milionë euro. Për të arritur këtë shifër , De Laurentiis kishte përfshirë në operacion Orestis Karnezis, I vlerësuar mbi 5 milionë euro dhe disa të rinj të vlerësuar 4-7 milionë euro. Me largimet e Ciro Palmieri, Luigi Liguori e Claudio Manzi dhe të portierit grek, Napoli mundi të regjistrojë në bilanc një plusvalencë prej 20 milionë eurosh
OPERACIONI I DYFISHTË NË AKSIN NAPOLI-ROMA
Kostas Manolas kaloi nga Roma te Napoli në 2019 për 36 milionë euro. Transferimi u zyrtarizua në 30 qershor, afati i fundit për verdhekuqtë për të regjistruar plusvalencë në bilanc dhe me konkretisht 31.5 milionë euro dhe për të respektuar Fair Play Financiar. Mbrojtësi grek zhgënjeu te Napoli dhe pas dy sezonesh u transferua te Olympiacos në merkaton e janarit për 1.5 milionë euro duke bërë që Napoli të regjistronte një minusvalencë 5.7 milionë euro.
Por në verën e 2019, Manolas nuk ishte operacioni i vetëm mes Napolit dhe Romës. Në krahun e kundër, pra nga Napoli te Roma shkoi Amadou Diaëara për 21 milionë euro. Por edhe aventura e tij nuk ishte me fat. Pas 3 sezonesh te verdhekuqtë, mesfushori kaloi te Anderlecht për 1.89 milionë euro duke gjeneruar në llogaritë e Romës një zhvlerësim prej 7.27 milionë eurosh.
Ndërkohë, ka ardhur reagimi i Napolit i cili në një komunikatë shprehu habinë e tij për masën e dërgimit të klubit për gjykim. Klubi kampion i Italisë thekson se të gjitha konsulencat teknike kanë provuar korrektësinë në veprimet e klubit si në regjistrimin në bilanc të operacioneve ashtu edhe me transferimet e futbollistëve. Po kështu Napoli në komunikatën e tij thekson se është i qetë dhe ka besim te vendimet e gjykatës në përfundim të procedimit juridik që do të nisë pas më shumë se një viti.
Top Channel