Pas pushimeve të papritura për të rifituar energjitë, Antonio Conte zgjedh heshtjen për të ringjallur Napolin. Skuadra kampione e Italisë bëri të ditur se trajneri nuk do të mbajë konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Atalantën.

Është kjo një lëvizje që pritej, por që konfirmon momentin delikat që po kalon trajneri në Castel Volturni. Një situatë e vështirë në shumë aspekte dhe që ai preferon ta përballohë pa i hedhur më shumë benzinë zjarrit apo pa u detyruar t’iu përgjigjet ndonjë pyetjeje të sikletshme apo që mund të krijojnë më shumë tensione në një ambient që është tashmë i tensionuar

Teksa përballet me shumë dëmtime lojtarësh të rëndësishëm dhe pas zhgënjimit për sjelljen e lojtarëve të tij në fushë pas humbjes me Bologna, Conte nuk iu ka ardhur rrotull fjalëve për të bërë të qartë frustrimin e tij dhe për të vënë gishtin te grupi.Një shfryrje në kuptimin e mirëfilltë të fjalës e pasuar nga një largim i autorizuar nga klubi.

Momente këto që rritën tensionet rreth klubit të De Laurentiis që tani pret përgjigje në fushën e lojës. Më mirë të flasësh më pak e të mendosh më shumë për faktet, të paktën në këtë moment. Por nga ajo që kuptohet, heshtja e Antonio Contes në fakt nuk do të zgjasë shumë. Trajneri do të flasë pas ndeshjes me Atalantën dhe ditën e hënë përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta