Mbetën në mal pas shpërthimit të vullkanit Semeru, qeveria indoneziane evakuon me sukses 170 alpinistët e bllokuar

20/11/2025 13:07

Vullkani Semeru në Indonezi, shpërtheu dje pasdite, duke krijuar një re të madhe hiri 3,600 metra mbi majën e malit dhe lavë e shkëmbinj deri në 13 km poshtë shpateve të tij.

Sipas Reuters, autoritetet indoneziane evakuuan më shumë se 900 persona nga zona, ndërsa sot po organizojnë kthimin e sigurt të 170 alpinistëve që mbetën të bllokuar pas shpërthimit të vullkanit.

Shpërthimi i vullkanit solli mbulimin e shtëpive në fshatrat e zonës me hi dhe baltë.

Alpinistët mbetën të bllokuar gjatë natës në një zonë kampingu pranë liqenit në rrëzë të vullkanit, rreth 6.4 kilometra nga krateri, por një operacion i koordinuar është duke u zhvilluar për t’i zhvendosur ata në një vend të sigurt, tha Septi Wardhani, një zyrtare në Parkun Kombëtar Semeru.

“Të gjithë alpinistët me udhërrëfyesit e tyre janë të sigurt. Situata është nën kontroll”, theksoi Wardhani.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta