Befason sërish Korea e Veriut, do të trasmetojë Premier League, por në versionin e tyre…ndeshjet do të jenë 60 minuta jo 90
‘Oppo’ një nga kompanitë lider në sektorin e prodhimit të aparateve smart, prej pak kohësh prezantoi një projekt social ‘The New Generation’ në bashkëpunim me Lamine Yamal. Nisma ka si objektiv të frymëzojë dhe të mbështesë të rinjtë përmes muzikës, artit dhe sportit.
Në muajin shtator, ‘Oppo’ dhe nëna e yllit të Barcelonës, Sheila Ebana u bënë protagonistë të një fushate speciale që përfshinte një ëorkshop krijues pranë shkollës fillore të Lamine në Granollers. Gjatë asaj dite, u organizuan aktivitete artistike dhe fëmijët e klubit të futbollit La Torreta u ftuan të merrnin pjesë në krijimin e një muralesi kolektiv.
Gjatë aktivitetit, Lamine Yamal i surprizoi fëmijët me një video speciale nëpërmjet së cilës i ftonte ata të merrnin pjesë në këtë projekt. Muralesi i krijuar nga fëmijës, reflektonte rrugëtimin dhe vlerat e Yamal duke e integruar historinë e tij në zemër të granollers dhe të La Torretas, duke u bërë pjesë e kulturës së lagjes.
Top Channel