Rinovimi i Kenan Yildiz me Juventusin ka mbetur ‘në vend numëro’. Pavarësisht tratativave që nisën në javët e kaluara, për momentin bisedimet mes palëve kanë mbetur pezull; askush nuk e ka me ngut dhe nuk ka shqetësime, por është thjesht vullneti i klubit që t’i ofrojë futbollistit garancitë e nevojshme që ai të jetë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes.

Kjo nis me pagën që do të rritet në mënyrë të rëndësishme me futbollistin që do të barazojë senatorët e skuadrës. Kjo tregon se Juventus nuk dëshiron të privohet nga Yildiz që konsiderohet e ardhmja e bardhezinjve dhe që është tashmë një prej simboleve të skuadrës e për më tepër është edhe kapiteni i tretë i Juventusit pas Locatellit dhe Bremer.

Por  duket se nuk është ana ekonomike ajo që shqetëson më shumë. Oferta e Juventusit është rreth 5 milionë euro, shifër kjo që do të bënte Yildiz një prej futbollistëve më të paguar në skuadër. Edhe cështja e afatit kohor nuk duket se është problem, me turkun që do të rinovonte kontratën e tij nga 2029 në 2030.

Thelbi i cështjes, në fakt ka të bëjë me ambiciet e klubit bardhezi që shpesh në vitet e fundit nuk i ka realizuar pritshmëritë. Dhe këtu gjithçka nis me mungesën e stabilitetit në klub që në vitet e fundit ka parë përmbysje të shpeshta të situatave me trajnerë që janë ndryshuar shpesh, zgjedhje këto aspak të zakonta për këtë klub. Një stabilitet në klub do të lejonte Yildiz të vijojë aventurën e tij te Juventus në një mënyrë më të qetë, duke u përqendruar vetëm në fushën e lojës.

Edhe mes drejtuesve bardhezi, situata nuk duket se është problematike. I pyetur në lidhje me këtë cështje Giorgio Chiellini tha: ‘Me qetësi, me qetësi. Vullneti është nga të gjithë; me ekuilibër dhe qetësi, gjithçka bëhet’. Ndërkaq, klube evropiane kanë nisur të bëjnë lëvizje konkrete për Yildiz. Më i interesuari duket Arsenal, por edhe Chelsea dhe Liverpool e kanë vënë në shënjestër, sulmuesin turk të Juventusit. Nëse nuk do të ketë rinovim të kontratës, në muajt e verës mund të hapet një ankand ndërkombëtar për kartonin e Yildiz.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta