Italia ‘përkedhelet’ nga fati, pret Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e playoff-it
Cristian Chivu ka shumë pak shpresa që të ketë në dispozicion Denzel Dumfries në sfidën derbi me Milanin që do të luhet në mbrëmjen e së dielës. Pritet edhe prova vendimtare, por holandezi që nuk luajti as në ndeshjet ndaj polonisë dhe Lituanisë është akoma në fazën e riaftësimit nga një dëmtim në kavilje që e pësoi në ndeshjen ndaj Lazios.
Futbollisti vazhdon të ndjejë dhimbje dhe kështu ai është i destinuar të shohë ndeshjen ndaj Milanit nga tribuna. Stafi mjekësor i Interit do të përpiqet që ai të jetë në fushën e lojës për transfertën e Ligës së Kampioneve me Atletico Madrid që do të luhet në 26 nëntor.
Përsa i përket derbit, në vendin e Dumfries në krahun e djathtë të mbrojtjes do të jetë Carlos Augusto, ndërsa në të majtën do të jetë Dimarco. Ndërkohë shuhen sirenat e alarmit për Zielinskin që u kthye i lodhur nga dy ndeshjet me Poloninë, por në momentin e kthimit në Pinetina, është stërvitur rregullisht me skuadrën.
Zielinski është favorit kundrejt Sucic për një vend si titullar në mesin e fushës së bashku me Calhanoglu dhe Barellan. Në mbrojtje, përpara Sommer do të jenë Akanji, për të cilin ai i së dielës do të jetë derbi i tij i parë, së bashku me Acerbin dhe bastonin. Në sulm Chivu do të besojë te dyshja Lautaro Martinez dhe Thuram me Interin që kërkon të kthehet te suksesi në derbin e Milanos pas 5 ndeshjeve pa fitore.
Te Interi dyshja Lautaro Martinez-Marcus Thuram, kthehet të luajnë së bashku pas 54 ditësh; ata nuk shiheshin përkrah njëri-tjetrit që nga 30 shtatori kur Thuram u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Spartën e Pragës. Francezi pati minuta në dispozicion kundër Kairat dhe lazios dhe tani në Derbin e Madonninës, më në fund do të bashkohet me ‘binjakun’ e tij në repartin e sulmit
Top Channel