Mbrëmjen e kësaj të diele do të luhet Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, një sfidë që do të jetë kryefjala e këtyre ditëve. Padyshim që për këtë derbi flet edhe presidenti i zikaltërve Giuseppe Marotta dhe për këtë shfrytëzoi skenën e ‘Sport Industry Talk’ për të prekur disa tema…

Derbi i parë me Interin e Milanin si bashkëpronarë të San Siros

Kreu i Interit e nis diskutimin e tij me raportet mes klubit zikaltër dhe Milanit. ‘Ai mes nesh dhe Milanit është një rivalitet i shëndetshëm. Gjithnjë miq dhe antagonist ne 90 minuta në emër të aktivitetit të shëndetshëm sportiv-tha Marotta. Fjalë këto që paraprijnë domëthënien e sfidës të së dielës, e para me Interin dhe Milanin si bashkëpronarë të stadiumit. ‘Do të jetë hera e parë që do të luajmë derbin në San Siro si pronarë-vijoi Marotta-ka një domëthënie epokale dhe ka shenjuar një hap të rëndësishëm për të ardhmen. Do të ketë respekt për vlerat dhe emocionet që janë pëjetuar në atë stadium’. Një derbi që bëhet kështu edhe simbol I një projekti të përbashkët, në gjendje që të shndërrohet në një spot për të gjithë lëvizjen futbollistike.

Pio Esposito, i paracaktuari i akademisë

Marotta foli edhe për emrin që po lakohet shumë së fundmi, Pio Esposito duke konfirmuar se akademia e Interit është në qendër të projektit zikaltër. ‘Është i paracaktuar prej disa vitesh-vijoi Marotta-jemi krenarë që ai vesh fanelën e Interit dhe që vjen nga ekipet zinxhirë’. I lindur në 2005, Esposito përfaqëson modelin e rritjes së brendshme që klubi kërkon ta konsolidojë; një rrugëtim i përbërë nga formimi, përgjegjësia dhe aftësia për t’u shfaqur që në eksperiencat e para mes profesionistëve. ‘Duhet të jetë një model për më të rinjtë-shtoi presidenti i Interit

Zërat e merkatos për Adeyemi

Përsa i përket merkatos, Marotta u pyet për Karim Adeyemi, por përgjigjja e tij ishte e qartë. ‘Nuk flasim për merkaton në këto momente. Jemi krenarë për të gjithë futbollistët që janë aktualisht në skuadër. Do të shohim më vonë,  me drejtuesit tanë sportivë-tha Marotta.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta