Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave brenda 12 orësh
Një vit më parë, kirurgu i traumës në San Diego, Dr. Vishal Bansal, trajtonte çdo muaj dhjetëra emigrantë të lënduar nga rëniet nga muri i lartë përgjatë kufirit SHBA–Meksikë, shpesh me fraktura të gjymtyrëve dhe dëmtime të rënda të shtyllës kurrizore, legenit apo trurit.
Ndërsa sot, sipas Reuters, shtrati i dhomës së traumës në spitalin ku punon Bansal është shpesh bosh, një pamje që është bërë e zakonshme që nga marrja e detyrës nga presidenti Donald Trump dhe nisja e goditjes së tij agresive ndaj emigracionit. Politikave të reja përfshijnë kufizimin e të drejtave të kërkuesve të azilit, rritjen e deportimeve dhe kërkesën për 170 miliardë dollarë për forcimin e zbatimit të ligjit të emigracionit.
Statistikat e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-ve tregojnë se arrestimet në kufirin jugperëndimor, një tregues kryesor i tentativave për kalime të paligjshme, kanë rënë me rreth 90%, duke arritur nivelin më të ulët që prej vitit 1970.
Si rezultat, korridori midis San Diegos dhe Tijuanës, një nga pikat më të ngarkuara të kalimit ndërkombëtar në botë, është transformuar thellësisht brenda më pak se një viti. Grumbullimet e mëdha të emigrantëve pothuajse janë zhdukur. Qendra e transportit në San Diego, që dikur shërbente si pikë pritjeje për migrantët e sapoardhur, i është kthyer normalitetit. Edhe zona e dikurshme e pluhurosur pranë murit kufitar 9.1 metra të lartë, ku kërkuesit e azilit dorëzoheshin, është sot bosh. Në Tijuana, strehimoret kanë vende të lira për herë të parë pas shumë vitesh.
Rënia e të lënduarve është vetëm një nga shenjat e ndryshimit të madh. Në ditën e parë të mandatit, më 20 janar, presidenti Trump nënshkroi një dekret që ndalon emigrantët që kalojnë ilegalisht nga kufiri jugor të kërkojnë azil. Bastisjet federale në të gjithë vendin kanë krijuar panik, ankth dhe protesta. Goditjet ndaj emigracionit në vende tranziti si Meksika dhe Panama kanë ndikuar gjithashtu në uljen e kalimeve në San Diego.
Spitali Scripps Mercy, ku Bansal drejton kirurgjinë e traumës, dhe Qendra Mjekësore UCSD raportuan trajtimin e vetëm 44 pacientëve nga rëniet në mur gjatë 10 muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me 1,210 të tillë në vitin 2024. Scripps Mercy pati vetëm një pacient në periudhën maj–tetor.
“Gjatë kulmit të krizës së murit kufitar, kur merrnim kaq shumë pacientë, situata ishte e vështirë për të gjithë ekipin. Tani, me më pak pacientë të lënduar në këtë mënyrë, kemi mundësi të kryejmë më shumë operacione selektive apo urgjente”, tha Bansal.
Ndërkohë, avokatja Tracy Crowley nga Immigrant Defenders Law Center në San Diego thotë se sot është shumë më e vështirë të këshillosh klientë që kërkojnë azil, ndaj shumë prej tyre zgjedhin largimin vullnetar. Ajo raporton kushte të vështira në qendrat e paraburgimit: mbipopullim, fjetje në dysheme pranë tualeteve, ushqim të dobët dhe mungesë të kujdesit mjekësor.
“Është e vështirë të gjej ndonjë anë pozitive si avokate e migrantëve. A ka rënë trafiku i qenieve njerëzore? Ndoshta vetëm po zbulohet më pak. Tregu vazhdon të ekzistojë dhe njerëzit e pambrojtur janë ende aty”, tha Crowley.
Top Channel