Misteri rreth gjendjes së Schumacher, miku i ish-yllit të Formula 1 shuan shpresat e fansave: Nuk mendoj që do ta shohim më Michaelin
Max Verstappen gjatë pjesës së dytë të sezonit në Botërorin e Formula 1 u bë protagonist teksa regjistroi disa rezultate fantastike duke iu afruar ndjeshëm në klasifikimin e përgjithshëm dy pilotëve të McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri.
Por në dy garat e fundit kampioni në fuqi i botës u detyrua të kënaqej me dy vende të treta që e rritën në 49 pikë diferencën me vendin e parë
‘U përpoqëm të optimizojmë në maksimum makinë dhe besoj se në pjesën më të madhe të herëve ia kemi dalë mbanë, kështu që jam i kënaqur-tha Max Verstappen në prag të Çmimit të Madh të Las Vegasit-i kam shijuar rezultatet e larta dhe fitoret që kemi arritur, por në të njëjtën kohë, kemi pasur edhe momente jo të mira dhe për këtë arsye nuk jemi në luftë për titullin. Në mesin e sezonit apo pas pushimeve të verës ishim mbi 100 pikë prapa dhe dukej se kjo diferencë vetëm do të rritej, por në një moment e kthyem ndjeshëm situatën edhe me pak fat dhe mendoj se është diçka për të cilën mund të ndihemi krenarë’
Tani Verstappen për të pasur një shans për të mbrojtur titullin i duhet fat ose më mirë të themi hapa fals nga Lando Norris
‘Nuk kam shumë cfarë të bëj më-shtoi Verstappen-kemi nevojë për shumë fat deri në fundin e kampionatit për të pasur një mundësi për të triumfuar’.
Top Channel