Padia e paraqitur nga Felipe Massa kundër FIA, Formula One Management dhe Bernie Ecclestone për të famshmen ‘crashgate’ u pranua dhe ai mund të shkojë në gjykatë në kërkim të një dëmshpërblimi, por brazilianit iu mohua e drejta për t’u shpallur kampion bote për kampionatin e vitit 2008. Ky është vendimi i marrë këtë të enjte Gjykata e Lartë e Londrës.

Sipas gjykatësit Justice Day, Massa ka mundësi reale të cojë cështjen e tij në një proces të plotë gjyqësor, por nuk do të mundë të marrë titullin botëror të 2008 që e fitoi Lewis Hamilton me vetëm 1 pikë diferencë

‘Është një fitore e jashtëzakonshme për mua, për drejtësinë dhe për të gjithë të apasionuarit e Formula 1. Aksidentit i ndodhur më kushtoi një titull dhe autoritetet në atë moment zgjodhën të mbulonin gjithcka, në vend që të mbronin integritetin e sportit. Gjykata pranoi soliditetin e cështjes sonë dhe nuk lejoi që të akuzuarit të fshihnin të vërtetën për 2008’-tha ish piloti i Ferrarit në një komunikatë-bënë gjithcka për të hedhur poshtë padinë, por kjo luftë është për drejtësinë dhe sot bëmë një hap vendimtar. E vërteta do të dalë në gjyq, do të hetojmë thellë, do të prezantohen të gjitha dokumentat, komunikimet dhe provat që vërtetojnë konspiracionin e të akuzuarve’

Massa theksoi gjithashtu se është më i vendosur se kurrë dhe se kur e vërteta të dalë në shesh, do të bëhet drejtësi për të, për brazilianët dhe për të gjithë tifozët.

Felipe Massa iu drejtua një gjykate londineze përpara pak javësh për të kërkuar titullin e Formula 1 të 2008 dhe një dëmshpërblim për 73 milionë eurosh për dëmin që iu bë nga e famshmja ‘crashgate’ në Cmimin e Madh të Singaporit në 2008 ku piloti i Renault, Nelson Piquet u përplas qëllimisht me muret mbrojtës, që garën ta fitonte shoku i tij i skuadrës, Fernando Alonso. Në atë garë, massa përfundoi jashtë zonës së pikëve në atë garë edhe pse e nisi nga pole position, ndërsa Hamilton u rendit në vendin e tretë që rezultoi vendimtar në fitoren e titullit nga britaniku, 3 gara më pas, në Çmimin e Madh të Brazilit

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta