“Shqipëria drejt qeverisjes nga algoritmet”/ Rama i përgjigjet ish-drejtorit të Google: Diella nuk është as sunduese, as zëvendësuese e demokracisë Zv.kryeministrja Belinda Balluku qëndroi për rreth 8 orë e 15 minuta në godinën e Kryeministrisë këtë të enjte, vetëm pak orë pasi Gjykata e Posaçme vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit.
Balluku hyri në zyrë rreth orës 12:15 dhe u largua pas orës 20:30, ndërsa pak minuta më herët nga godina kishte dalë kryeministri Edi Ramma.
Ndryshe nga kreu i qeverisë, që përdori hyrjen kryesore, Balluku zgjodhi një dalje anësore. Edhe automjeti me të cilin u largua nuk ishte makina e saj zyrtare, por një tjetër mjet i vënë në dispozicion.
Në kryeministri ishte i pranishëm prej orës 15:00 edhe ish-ministri i drejtësisë, Ulsi Manja. Sipas burimeve, ai është thirrur për të dhënë mendim juridik lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të GJKKO-së.
Po nga të njëjtat burime, gazetari Muhamed Veliu mëson se paraditen e së premtes rreth orës 9:00 të mëngjesit ishte parashikuar të mbahej një mbledhje e qeverisë, e drejtuar nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku pasi kryeministri Edi Rama mikpret samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në Tiranë, me praninë edhe të Komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos, mbledhje e cila u anulua.
Top Channel