Gjermania, rikthim tek gazi rus? Lëkundet CDU: Të rishqyrtojmë sanksionet ndaj Moskës
Dy trena pasagjerësh u përplasën në Republikën Çeke, duke plagosur të paktën 45 persona, thanë zyrtarët dhe mediat lokale.
Shërbimet e zjarrfikësve dhe shpëtimit thanë se përplasja ndodhi rreth 132 km në jug të Pragës. Sipas autoriteteve, të gjithë pasagjerët u evakuuan nga të dy trenat me sukses.
Një zëdhënës i spitalit lokal i tha agjencisë së lajmeve CTK se pesë persona po trajtoheshin për lëndime të rënda.
Ministri i Transportit Martin Kupka deklaroi në një postim në X se shkaqet e përplasjes nuk dihen ende, por sipas informacioneve fillestare, njëri nga trenat mund të ketë shkelur një sinjal që e detyronte të ndalonte.
Desítky záchranářů zasahují ve Zlivi u srážky osobního vlaku s rychlíkem.Velitel policie koordinuje práci https://t.co/Cjrmfsywyt místě desítky zraněných osob.Pomoc poskytují krizoví interventi.#policiejhc pic.twitter.com/0Us9du6F0H
— Policie ČR (@PolicieCZ) November 20, 2025
Top Channel