Rabiot sfidon Interin: Mezi pres të luaj derbin, do të ishte bukur të fitoja me Milanin
Milan është gati të përqafojë dyshen Rafael Leaon dhe Cristian Pulisic. Dy sulmuesit do të kthehen të luajnë së bashku në repartin e avancuar të kuqezinjve pas rreth 100 ditësh, që nga sfida e Kupës së Italisë ndaj Barit në muajin gusht.
Në atë ndeshje ‘bashkëjetesa’ zgjati vetëm 15 minuta për shkak të dëmtimit në pulpë të Leaos që u detyrua të mungojë në ndeshjet e para të kampionatit. Pas kthimit të Pulisic nga dëmtimi, Massimiliano Allegri është gati t’i hedhë të dy në fushën e lojës që nga minuta e parë në Derbin e Madonninës që është në program të dielën në mbrëmje.
Kështu Pulisic dhe Leao pasi kaluan vitet e kaluara në distancë në të dy krahët e fushës, do të gjenden përkrah njëri-tjetrit në skemën 3-5-2 të Massimiliano Allegrit. Është ky një lajm i rëndësishëm në radhët e kuqezinjve duke parë rendimentin e dobët të pjesës tjetër të sulmuesve. Si Gimenez ashtu edhe Nkunku nuk kanë bindur kur janë thirrur në apel, një arsye më shumë kjo që e bën rikthimin e dyshes Pulisic-Leao të jetë lajmi i madh.
Në këtë fillim sezoni, Leao ka shënuar 5 gola, ndërsa Pulisic, 6 për një total prej 11 golash të dy, nga 22 gola të shënuar nga Milani; pra 50% e golave të kuqezinjve kanë autorë Pulisic dhe Leao. Shifra që tregojnë edhe një herë se këta dy sulmues janë në qendër të projektit të Milanit.
Për të dy mbrëmja e së dielës do të jetë mundësia për të përmirësuar statistikat e tyre përsa iu përket ndeshjeve derbi. Leao është në kuotën e 3 golave të shënuar në 20 ndeshje, ndërsa Pulisic ka shënuar vetëm 2 në 7 sfida të tilla, por që të dy kanë rezultuar vendimtarë. Në sezonin e kaluar, amerikani zhbllokoi derbin e fazës së parë që u fitua nga Milani 2-1 dhe shënoi golin e barazimit në finalen e Superkupës së Italisë e fituar pikërisht nga kuqezinjtë me rezultatin 3-2.
Top Channel