Kualifikimi historik i Skocisë në Botëror, Robertson shpërthen në lot kur kujton Diogo Jotën: E ëndërronim të dy këtë moment
Kosova mbylli kualifikueset e Botërorit 2026 me sfidën ndaj Zvicrës në Fadil Vokrri të Prishtinës, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrën helvete që u kualifikua direkt në botëror, ndërkohë që Kosova do të luajë në playoff.
Por ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishin fërshëllimat e një pjese të tifozëve ndaj Granit Xhakës në cdo prekje të topit dhe sipas medias në Kosovë, shkak janë bërë disa deklarata të mesfushorit të Zvicrës për zgjedhjen e bërë nga Albian Hajdari dhe Leon Avdullaut që preferuan të vishnin fanelën e Kosovës kundrejt asaj të Zvicrës.
Granit Xhaka i pyetur në lidhje me këto fërshëllima në fundin e ndeshjes tha se u befasua nga e gjithë kjo situatë.
‘Jam i befasuar që jam fishkëllyer. Dhemb, por më duhet ta pranoj atë. Mundohem të përqendrohem vetëm te futbolli. Për fat të keq është pjesë e lojës-tha Granit Xhaka
Ai që mendoi t’i hedhë ujë zjarrit ishte vetë mbrojtësi i Dardanëve, Albian Hajdari dhe për këtë ai përdori rrjetet sociale. Në llogarinë e tij, në Instagram, Hajdari publikoi në Story, një foto të tij së bashku me Granit Xhakën dhe Leon Avdullahu duke i etiketuar që të dy këta lojtarë dhe në të ishte mbishkrimi ‘Ne jemi një’, një foto që u ripostua edhe nga Avdullahu si për të treguar se si ai ashtu dhe Hajdari nuk kishin hatërmbejtje me Granit Xhakën, me këtë të fundit që bëri të njëjtin veprim si dy lojtarët e tjerë duke ripublikuar foton.
Top Channel