Conte, Luis Enrique, Yamal; nis gara e ‘Globe Soccer Awards’
Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe ai erdhi në mbrëmjen e Prishtinës, ku Zvicra barazoi 1-1 me Kosovën për të siguruar pjesëmarrjen e saj në Botëror për të gjashtën herë radhazi.
Manuel Akanji nuk e fshehu entuziazmin e tij të cilin e projektoi edhe në drejtim të derbit të së dielës mes Interit dhe Milanit, që është edhe një prej ndeshjeve më të shumëpritura të sezonit.
‘Jam shumë i emocionuar për derbin, mezi pres ta luaj, deri tani me thënë të drejtën nuk kishim folur shumë isha totalisht i përqendruar te kombëtarja, tani t’i gëzohemi kualifikimit në botëror dhe mezi pres të zbres në fushën e lojës në derbin e parë të Milanos-tha Akanji-nuk kam shënuar akoma, shpresoj që të ndodhë shpejt, puna ime është të evitoj pësimin e golave, por gjithnjë është bukur të ndihmosh skuadrën shënon dhe do të ishte bukur sikur kjo të ndodhte në fundjavë’
I pyetur për të ardhmen te Interi, Akanji tha se gjithçka do të varet nga ecuria e sezonit
‘Shpresoj të qëndroj te Interi për vitet e ardhshmë, të shohim se cfarë do të ndodhë gjatë sezonit e më pas unë dhe klubi do të vendosim ose klubi do të vendosë, varet nga ajo që do të ndodhë në këtë sezon-shtoi Akanji-por për momentin unë jam vërtet i lumtur te Interi. Chivu është trajner i ri, por më pëlqen shumë, si afron skuadrën, si komunikon me futbollistët, stafin e kështu me radhë. Jam shumë i lumtur me të, është i ri, mund të përmirësohet, por si futbollist ka pasur një karrierë shumë të pasur, do të ketë mësuar nga trajnerët e tij, të shohim si do të zhvillohet tani. Titull, objektivi ynë? Absolutisht, po’
Top Channel