Krimi ndërkufitar dhe emigracion ilegal, Task Forca Rajonale kundër Migracionit të Paligjshëm mblidhet në Tiranë
Banorët e fshatrave të njësisë administrative të Novoselës janë të interesuar për prurjet e lumit Vjosë, sidomos në zonën e urës së Mifolit, aty ku lumi shpesh del nga shtrati.
Ata thonë se pothuajse çdo vit përballen me përmbytje dhe janë të trembur, sepse rrezikojnë shtëpitë dhe pronat e tyre.
“Kemi qenë të detyruar të largojmë bagëtinë dhe të zhvendosim pajisje e orendi shtëpiake nga frika se mund të na i marrë uji i lumit të Vjosës. Jemi me shumë merak, sepse situata përsëritet vazhdimisht çdo herë që ka reshje shiu me intensitet”, shprehet një nga banorët e zonës.
Që nga orët e para të ditës së sotme deri ne orën 14-30 niveli i lumit Vjosa është rritur me 1 m duke shkuar 5.5 m, niveli kritik është ne 6.8 m mbi nivelin e detit.
Top Channel