Princi i Kurorës në Uashington/ Kompania xAI e Elon Musk premton ndërtimin e një qendre gjigante të dhënash në Arabinë Saudite

19/11/2025 20:14

Elon Musk ka njoftuar se kompania e tij e inteligjencës artificiale, xAI, planifikon të ndërtojë një qendër të dhënash me kapacitet 500 megavat në Arabinë Saudite.

Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me kompaninë shtetërore saudite të AI, Humain, dhe do të mbështetet në çipet më të fundit të Nvidia-s.

Musk e bëri publik planin të mërkurën, së bashku me CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang, gjatë një forumi investimesh SHBA–Arabia Saudite që po mbahet në Uashington. Të dy folën përpara fjalimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe princit saudit Mohammed bin Salman.

Kreu i Tesla-s dhe SpaceX ka investuar ndjeshëm në xAI, sipërmarrjen e tij më të fundit, pas një përplasjeje të ashpër me OpenAI, organizatë të cilën ai ndihmoi ta themelonte. Që atëherë, xAI, e njohur për zhvillimin e chatbot-it Grok, është shndërruar në rivale të drejtpërdrejtë të OpenAI dhe Anthropic në garën për modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale dhe për tërheqjen e investimeve globale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta