Real Madrid nuk fal ndaj Alavesh, Mbappe dhe Vinicius rindezin garën me Barcelonën
Paul Pogba sheh më në fund dritë në fund të tunelit,pas 26 muajsh, mesfushori francez mund të kthehet në fushën e lojës në fundjavë. Pogba është rikuperuar nga një problem në kavilje dhe do të jetë në dispozion të skuadrës për ndeshjen e Monaco me Rennes.
Një rikthim ky që pritej dhe që mund të kulmojë në fund të janarit me sfidën kundër ish skuadrës së tij, Juventusit në Ligën e Kampioneve. Ai që rindezi shpresat e rikthimit në fushën e lojës të Paul Pogba ishte trajneri i Monaco, Sebastien Pocognoli.
Një optimizën i kujdesshëm ky i diktuar nga kthimi në stërvitje me grupin i Pogba që prej muajsh ka përjetuar një periudhë të gjatë dhe të vështirë, mes skualifikimit për doping dhe dëmtimeve të njëpasnjëshme. Gjendja e Pogba , sidomos pas problemit në kavilje që e detyroi atë të shtyjë debutimin me skuadrën franceze, mbetet një temë diskutimi te Monaco
Pocognoli, pavarësisht kujdesit të nevojshëm që duhet në raste të tilla, e ka lënë të hapur mundësinë Pogba të kthehet rregullisht në skuadër. ‘Nuk është në filozofinë time që të flas shpesh për një futbollist të vetëm-tha Pocognoli-por Paul ka një status të vecantë dhe është normale që për të të flas. Shpresoj të jetë, por herën e fundit që e thashë se ai do të jetë, u dëmtua në kavilje. Nuk do të bëj parashikime. Do të kthehet kur të jetë e nevojshme. Kur është në fushë e shoh të lumtur. Detyra ime është ta ndihmoj bashkë me stafin. Vetëm duke e parë duke buzëqeshur në fushë do të ishte fantastike’
Top Channel