Fiziku i Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë, suedezi sfidon ngricën (VIDEO)
Napoli mund të marrë një super–përforcim shumë më shpejt sesa pritej.
Romelu Lukaku është pranë rikthimit në fushë dhe, sipas burimeve nga Castel Volturno, belgu mund të jetë i gatshëm për stolin brenda rreth dhjetë ditësh.
Sulmuesi 31-vjeçar ka punuar intensivisht këto ditë për të rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të rëndë muskulor të pësuar në gusht, dhe gjendja e tij fizike po përmirësohet me ritme të shpejta.
Trajneri Antonio Conte po mendon ta fusë Lukakun në listën e të grumbulluarve për:
Napoli – Roma, 30 nëntor – skenari më optimist
Napoli – Cagliari, 3 dhjetor (Kupë e Italisë) – si test i sigurt para rikthimit të plotë
Këto ndeshje do të shërbejnë si parathënie për supersfidën kundër Juventusit, më 7 dhjetor në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Pika kyçe e këtij rikthimi është fakti se Lukaku mund të kontribuojë në Champions, ku Napoli po lufton për mbijetesë pas një faze grupesh larg pritshmërive.
Sfida vendimtare e javës së ardhshme kundër Qarabag pritet të përcaktojë shumë nga e ardhmja europiane e kampionëve të Italisë, por nëse rezultati është pozitiv, gjithçka do të kulmojë më 10 dhjetor në transfertën e Lisbonës ndaj Benfikës. Pikërisht kjo datë është e rrethuar me të kuqe në axhendën personale të Big Rom.
I përjashtuar në shtator nga lista zyrtare e Champions League, Lukaku do të mund të regjistrohet sërish, duke zëvendësuar Kevin De Bruyne, i cili është dëmtuar për një periudhë të gjatë.
UEFA lejon një ndryshim të tillë gjatë fazës së grupeve, por vetëm deri para ndeshjes së gjashtë – një mundësi që Conte synon ta shfrytëzojë pa hezitim.
Me Lukakun të gatshëm për sprintin final të “phase league”, Napoli fiton jo vetëm forcë sulmuese, por edhe një element që Conte e konsideron thelbësor për mentalitetin e skuadrës.
Tifozët e Napolit mund të fillojnë të shpresojnë: rikthimi i Big Rom është më afër se kurrë.
Top Channel