Irlanda e Veriut, Suedia dhe Maqedonia e Veriut; në vazot e shortit janë fantazmat e së kaluarës së Italisë
Pas lajmit të publikuar nga ‘La Repubblica’ përpara pak ditësh për interesimin e Milanit për Thiago Silva, nga Brazili vijnë konfirmime në lidhje me vullnetun e futbollistit për të ndërprerë kontratën deri në 2026 me Fluminensen që në muajin dhjetor dhe të kthehet në Evropë .
Sipas ‘O Globo’, mbrojtësi 41 vjecar ka shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën e tij si futbollist më pranë familjes së tij që jeton në Angli përpara se të nisë karrierën e trajnerit. Mësohet se vendimi është marrë dhe do t’I komunikohet klubit brazilian me këtë të fundit që nuk do të bëhet pengesë dhe do t’ia plotësojë dëshirën futbollistit.
Bashkë me familjen e tij, Thiago Silva do të vlerësoje hapat e ardhshme si futbollist. Për këtë arsye nuk po përjashton ofertat e mundshme, si ajo e Milanit ku ai ka luajtur në periudhën 2009-2012 duke fituar një kampionat dhe një Superkupë Italiane. Mbrojtësi ka si prioritet mundësinë që të mbyllë karrierën e tij pranë familjes kudo që të jetë destinacioni Itali, Francë apo Angli, kështu që ai mund të udhëtojë rregullisht dhe të qëndrojë pranë fëmijëve tëe tij që luajnë te Chelsea.
Plani i Thiago Silvës parashikon edhe ndërmarrjen e karrierës së trajnerit brenda 3 viteve, mundësisht në një skuadër të rinjsh ose një ekip më të vogël. Një rikthim i mundshëm në Evropë i Thiago Silvës mund të ushqejë akoma më shumë ëndrrën e tij të fundit si futbollist, pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026 që do të ishte e 5 në karrierën e tij. Një ëndërr që është e destinuar të mbetet e tillë, duke qenë se trajneri I Brazilit, Carlo Ancelotti nuk e ka grumbulluar asnjëherë që nga momenti kur nisi aventurën e tij të në pankinën e Seleçaos
Top Channel