Demonstrata e Shkodrës/ “Mijëra u mblodhën rreth statujës së Stalinit dhe rrinin në pritje”, Gjergj Livadhi për “Exclusive”: Aty kuptuan se na kishin arrestuar Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, pasi mori fjalën në Kuvend iu drejtua kryeparlamentarit Niko Peleshi, të cilin e quajti “ushtar të partisë”.
Pas kësaj Niko Peleshi i tërhoqi vëmendjen, ndërsa Noka vijoi me akuzat se sipas tij, ligji i i barazisë gjinore sipas tij, kishte si synim shkatërrimin e familjes.
Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë.
Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje
Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuat kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj së vërtetës. Mashkullit paradite i thoni mashkull, pasdite femër. Transeksuali do të favorizohet dhe ai që do qëndrojë siç e ka bërë zoti, do diskriminohet sipas ligjit tuaj. Ju vendosët të shkatërronit familjen me atë ligj, që të shkatërroni këtë shoqëri. Do ikësh me turp si kolegët e tu
Peleshi: Faleminderit për këshillën
Top Channel