Fiziku i Zlatan Ibrahimovic nuk njeh moshë, suedezi sfidon ngricën (VIDEO)
Derbi i së dielës në mbrëmje në “San Siro” do të ketë një detaj historik: për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, arbitri kryesor është i lindur në Milano.
Simone Sozza, 37 vjeç, do të drejtojë sfidën e madhe mes Interit dhe Milanit, pasi AIA publikoi zyrtarisht emrat e gjyqtarëve për javën e Serisë A.
Sozza, i rritur në Seregno dhe i futur në botën e arbitrimit që në moshën 15-vjeçare, ka arbitruar tashmë të dyja skuadrat nga një herë. Në shtator 2023 ai ishte në krye të ndeshjes së fituar 5–1 nga Interi, duel që ndikoi fort në sezonin e kuqezinjve të Piolit. Në janar të këtij viti, ai drejtoi gjysmëfinalen e Superkupës në Riad, ku Milani siguroi kualifikimin.
Me tre derbi në karrierë, Sozza hyn në listën e ngushtë të arbitritëve që kanë drejtuar më shumë sfida të tilla: para tij janë Guida me pesë derbi, Collina me gjashtë (tre radhazi në 2001–2002), si dhe Doveri e Mariani me nga katër. Orsato është ndalur në dy.
Seregno, qyteti prej rreth 45 mijë banorësh në provincën e Monzës dhe Brianzës, është vendi ku Sozza ka hedhur hapat e parë në futboll. Kryetari i bashkisë, Alberto Rossi, thotë se aty tifozët ndahen mes Interit, Milanit dhe Juventusit, ndërsa pasioni për futbollin është pjesë e traditës lokale. Stadiumi “Ferruccio” i qytetit – i ndërtuar nga sipërmarrësi dhe ish-presidenti i Milanit, Umberto Trabattoni – ruan ende shenjat historike, përfshirë përkujtimin e miqësores së vitit 1935 kundër kombëtares së Vittorio Pozzos.
Sozza njihet mirë në qytet, por Seregno ka prodhuar edhe një tjetër emër të njohur të futbollit italian. Kryebashkiaku Rossi tregon se para 25 vitesh ka stërvitur një portier të ri, i cili dukej menjëherë i veçantë për nga fiziku dhe talenti. Ai quhej Alberto Paleari – sot portieri i Torinos.
Top Channel