Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë 16/03 11:11
I gjithë grupi i Partisë Demokratike ka marrë vërejtje nga Niko Peleshi, pasi kthyen shpinën gjatë kohës që fliste kryeministri Edi Rama për buxhetin e vitit 2026.
Peleshi e quajti “koreagorafi” lëvizjen e grupit të PD, ndërsa për këtë masë reagoi ashpër kreu i grupit, Gazment Bardhi.
Niko Peleshi: Ju sjell në vëmendje kodin e etikës në Kuvendin e Shqipërisë. Neni 5, pika 1. Deputetit i ndalohet të kryeje veprime ose gjestikulacioni përçmuese dhe ofenduese. Ndonëse këtë seancë e filluam me apel nga fëmijët, i tërheq vërejtje grupit të PD dhe zotit Bardhi për këtë koreografi si masë e përsëritur, vërejtje.
Bardhi: Dënimet kolektive i kemi lënë pas.
Top Channel