Maxhoranca voton aktin normativ të buxhetit dhe ligjet e Reformës në Drejtësi me 85 vota. Rrëzohet amendamenti i Braçes në Kodin Penal. Deputeti i PS nuk voton dy pr.ligje
Top Channel ka siguruar letrat e dërguar nga bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore për drejtoreshën e ODIHR dhe Komisionin e Venecias.
Sipas letrës së siguruar nga gazetarja Elda Menga, dy bashkëkryetarët e reformës Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kërkojë ndihmë për vënien në dispozicion të ekspertizës së tyre.
“Duke iu referuar dakordësimit të arritur në komunikimet dhe takimet e zhvilluara me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it, kemi kënaqësinë t’ju parashtrojmë në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore kërkesën zyrtare për vënien në dispozicion të ekspertizës suaj, nëpërmjet ekspertëve të ODIHR-it, për të asistuar punën e Komisionit gjatë procesit të reformës”, thuhet në letra.
Top Channel