Fiziku i Zlatan Ibrahimovic nuk i ndjen hic vitet që kalojnë e as kushtet atmosferike. Ish sulmuesi suedez e tregoi këtë edhe një herë me anë të një videoje të postuar së fundmi në llogarinë e tij në rrjetin social Intstagram.

Në atë video, Zlatan Ibrahimovic, tashmë 44 vjec, shfaqet duke hyrë në një vaskë me ujë i rrethuar nga bora, në mes të një nate të akullt. Zlatan Ibrahimovic ishte i veshur vetëm me kostum banjoje dhe me një kapele dimërore në kokë kur hyri në vaskë. Mesazhi që shoqëron videon? Thjesht: ‘-10 gradë celcius’ që nënvizonte temperaturat ekstreme të cilave iu nënshtrua trupi i tij

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@zlatan)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta