Deputetët e opozitës i kthyen shpinën kryeministrin Edi Rama, ndërsa ai nisi fjalën e tij në foltoren e Kuvendit.

Pas këtij gjesti, kreu i qeverisë iu drejtua Flamur Nokës duke e quajtur ‘Besnik Flamur Noka’ referuar besnikërisë së tij ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Ndër të tjera e krahasoi me Shfeqet Peçin.

Megjithatë shume faleminderit për këtë lehtësim që i bëni fjalimit tim sepse më mirë shpina sesa fytyra juaj dhe dua të them që jam thellësisht i prekur nga konstatimi i zotit Noka, i cili akuzoi Kryetarin e Kuvendit për besnikëri të tepruar ndaj kryetarit të partisë, ndërkohë që zoti Noka e ka besnikërinë ndaj kryetarit të partisë monopol dhe nuk ka autoritet konkurrence që ia vë në dyshim monopolin. Unë madje do ta quajë Besnik Flamur Noka, kështu që Niko është jashtëzakonisht larg teje, Flamur, as mos e ki merak fare, se ty në historinë e Shqipërisë, mund të të afrohet vetëm Shefqet Peçi, ndërkohë që në historinë e botës je rrotë më rrotë me Lei Feng.

Ky është një opinion që mund ta diskutojmë ndërkohë u ngacmova dhe nga një deputet tjetër.

Dëgjo, duhet të ndani ju, duhet të ndani opinionet nga ofendimet. Tjetër opinioni, tjetër ofendimi edhe duhet të ndani opinionet nga akuzat. Tjetër opinionet, tjetër akuzat. Ndajini këto dhe jeni në rregull me rregulloren“, u shpreh Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta