42 gola në 10 ndeshje! Spanja shkon në Botëror me barazim, i bashkohen edhe Austria e Belgjika, mbyllet fushata kualifikuese e Europës (Rezultatet)
Tashmë dihet që Didier Deschamps do të qëndrojë në pankinën e Francës deri në përfundim të Botërorit të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me teknikun kampion botë të 2018 që e ka deklaruar këtë prej kohësh.
Padyshim që Zinedine Zidane është favoriti kryesor për t’u bërë trajneri i ardhshëm i Francës pas Kupës së Botës dhe kjo ide po merr gjithnjë e më shumë formë, madje sipas gazetarit të specializuar në cështjet e merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, kalimi i Zidane në pankinën e Bluve është praktikisht një fakt i kryer.
Gjithnjë sipas Fabrizio Romanos, asgjë nuk është nënshkruar ende, ndërkohë që vetë Zinedine Zidane nuk ka pranuar oferta të tjera pasi pret të ulet në stolin e përfaqësueses franceze. Por ai dëshiron të respektojë Didier Deschamps që do të largohet nga posti i tij në fund të muajit korrik, ndërkaq edhe te Federata Franceze e Futbollit nuk flitet për këtë temë teksa të gjithë janë të përqendruar te Botërori 2026.
Top Channel