Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’

18/11/2025 12:06

Denis Meçe dhe Leonidha Guçe dy të arrestuarit për vrasjen e Egli Progës 15 muaj më parë kanë lënë qelitë e paraburgimit pasi Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tyre.

Sipas të dhënave për shtetasit Leonidha Guçe dhe Denis meçe të përfshirë në vrasjen e Egli Progës në 10 gusht të vitit 2024 ka përfunduar afati ligjor i paraburgimit dhe gjykata ka caktuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg”  në “Arrest shtëpie”.

Aktualisht hetimi i prokurorisë është në pritje të rikuperimit të pamjeve filmike të cilat rezultuan se ishin fshirë nga kamerat e sigurisë që u sekuestruan në lokal “Stropcka” ku edhe nddodhi ngjarja më 10 gusht të vitit 2024.

Prokuroria e Korçës sipas informacioneve ka çuar  jashtë Shqipërisë materialet e sekuestruara për ekspertim dhe për rikthim të tyre. Por duket se kjo ecuri e hetimeve është bërë shkak që të përfundojnë afatet e paraburgimit dhe pala mbrojtëse e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes të kërkojë ndryshimin e mases së sigurisë për ta. Hetimet do të vijojnë por dy të arrestuarit do të qëndrojnë jashtë qelisë, ndërsa ata akuzohen për Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim.

E njëjta procedurë për ndryshimin e masës së sigurisë do të ndiqet edhe për Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari të cilët u arrestuan për Moskallëzim Krimi dhe Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB