Video/ Granit Xhaka rikthehet si “armik” në Prishtinë, kapiteni i Zvicrës fërshëllehet nga tifozët sa herë prek topin
18/11/2025 22:14
Rikthimi i Granit Xhakës në Prishtinë nuk ka qenë më i miri për mesfushorin me origjinë shqiptare.
Sa herë topi shkonte në këmbët e kapitenit të Zvicrës, ai fërshëllehej nga tifozët e pranishëm në stadium.
Kjo vjen pas deklaratës së tij të bërë disa kohë më parë për dy lojtarët e Kosovës, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu, që sipas tij kanë bërë gabim që kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën dhe jo Zvicrën.
Kliko këtu për videon.
Top Channel