U kap me doza kanabisi që i shiste në qytet, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

18/11/2025 10:21
Foto Ilustruese

Një 34-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi është kapur me doza lëndësh narkotike qw i kishte gati për shitje.

Blutë bëjnë me dije gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej 34-vjeçare dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB