Tifozët kroatë organizuan skena skandaloze në stadiumin pranë Goricës. Gjatë ndeshjes midis Malit të Zi dhe Kroacisë, tifozët vizitorë brohoritën: “Vritni serbin…” thirrje të cilën tifozët serb e kanë si një refren për shqiptarët në çdo ndeshje, pavarësisht se kush është kundërshtari.

Ndërkohë mediave të tyre që në asnjë rast nuk i ka bërë përshtypje kjo thirrje, kur tifozët serb e këndojnë në drejtim të shqiptarëve edhe kur nuk luajnë me ne, këtë herë kanë marrë për shembull një grup me rreth 550 tifozë kroatë, të cilët me sa duket i kanë kthyer të njëjtën përgjigje serbëve, duke ditur se është një nga shtetet më të cilët ata kanë luftuar dhe një ndër luftrat më të përgjakshme në kohën e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90.

Po sipas tyre thirrjet më pas kaluan në fetare ku mediat serbe theksojnë faktin se tifozët kroat kanë thirrur edhe kundër ordodoksisë së tyre. Ndërsa një gjë të tillë, po sipas mediave serbe, e kanë refuzuar tifozët malazez të cilët kanë vërshëllyar duke treguar mosdakordësi me këtë gjë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta