Takimi me zyrtarin e DASH, Bardhi: Shqipëria ka nevojë reale për luftë kundër krimit

18/11/2025 21:17

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar foto nga takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.

Në një reagim në Facebook ai shkruan se SHBA mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane, ndërsa thekson se vendi ka nevojë për një luftë reale kundër krimit të organizuar.

“Kënaqësi takimi me Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit z. Mark Fleming. Lufta ndaj krimit të organizuar duhet të jetë prioritet i çdo vendi anëtar të NATO-s. Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të organizuar, dhe për këtë nevojitet një qeverisje e përgjegjshme, e pa lidhur me krimin e organizuar, si dhe një drejtësi të pavarur dhe me integritet. SHBA ka qenë dhe mbetet një partner kyç në mbështetjen e Shqipërisë dhe të ardhmes së saj europiane”, shkruan ai.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta