Shfrytëzonte pa autorizim si parking hapësirën në plazh, procedohet penalisht një person në Durrës, nën hetim edhe punonjësi i vendparkimit

18/11/2025 10:10
foto ilustruese

Shfrytëzonte pa autorizim, një hapësirë në zonën e plazhit, si vendparkim automjetesh, në funksion të lokalit që administronte, procedohet penalisht.

Vihet në hetim edhe punonjësi që iu merrte shtetasve paratë, për llogari të subjektit.

Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan një rast të tillë, në afërsi të një lokali në lagjen nr. 13.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për administratorin e lokalit, shtetasin L. K., banues në Durrës.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për punonjësin në vendparkimin e automjeteve, shtetasin A. H..

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta