Problem në det nga moti i keq, trageti i linjës Brindisi-Vlorë nuk ankorohet në port, shkak erërat dhe dallgët
18/11/2025 10:39
Prej më shumë se tre orë e gjysmë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë, pasi ka mbërritur rreth orës 07:00, të mëngjesit në gjirin e Vlorës, nuk ka mundur dot të ankorohet për shkak të erërave të forta dhe dallgëve të larta, si dhe rrezikut të përplasjes me kalatën e portit të Vlorës.
Nga ora 07:00 deri në orën 10:30, trageti, i cili ka 174 pasagjerë në bord, vijon të qëndrojë në radhë, pra në det të hapur, deri në përmirësimin e kushteve atmosferike ose uljen e fuqisë së detit.
Top Channel