Përfshihet nga flakët banesa në Malësinë e Madhe, raportohet vetëm për dëme materiale
18/11/2025 09:12
Një shtëpi banimi është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në fshatin Preknicaj të Shkrelit, në Malësinë e Madhe.
Zjarri ka rënë rreth orës 02:00 të mëngjesit, në banesën dykatëshe të shtetasit Zef Preknicaj.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse, shtëpia është shkrumbuar tërësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Top Channel