42 gola në 10 ndeshje! Spanja shkon në Botëror me barazim, i bashkohen edhe Austria e Belgjika, mbyllet fushata kualifikuese e Europës (Rezultatet)
Brazili vijon përgatitjet për Botërorin e vitit të ardhshëm teksa zhvilloi një tjetër ndeshje miqësore atë me Tunizinë në transfertë, një sfidë kjo që u mbyll me barazimin 1-1.
Ishte një sfidë, historitë e së cilës u shkruajtën thuajse të gjitha në pjesën e parë kur u shënuan të dy gola. Ishte skuadra afrikane ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje ndaj skuadrës së drejtuar nga Carlo Ancelotti në minutën e 23 me golin e Hazem Mastouri. Por në fundin e pjesës së parë, Seleçao fitoi një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Estevao për të barazuar shifrat në 1-1.
Në pjesën e dytë, skuadra 5 herë kampione e botës fitoi një tjetër penallti dhe këtër radhë shkoi Lucas Paqueta që shkoi ta ekzekutojë atë, por ai gaboi dhe kështu rezultati i kësaj miqësoreje mbeti 1-1
Top Channel