Aksidenti me një të plagosur në aksin Fier-Seman, arrestohet drejtuesi i mjetit
Një 36-vjeçar i dënuar me burg për falsifikim monedhash nga Maqedonia e Veriut është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë.
Shtetasi N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut, ishte halor në kërkim edhe në Shqipëri, për vjedhje.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:
N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Top Channel